15 grabitës u arrestuan në Spanjë. Banda, e përbërë nga shqiptarë e spanjollë, e kishte bazën në Barcelonë, ndërsa dyshohet se ka kryer më shumë se 100 grabitje në provinca të ndryshme spanjolle. Aksioni u ndërmor nga Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Kombëtare.