Fjala e Donald Trump duket po bëhet ligj edhe jashtë politikës. Pas kërkesës së presidentit të SHBA, Google njoftoi në platformën Google Maps do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, pasi të përditësohet në Sistemin e Emrave Gjeografikë në Shtetet e Bashkuara. Emërtimi i ri do të shfaqet në hartat elektronike brenda territorit amerikan, ndërsa në Meksikë do të vazhdojë të shfaqet emërtimi Gjiri i Meksikës.