Në kohën kur fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është ngadalësuar ndjeshëm, gjigandët Google dhe Facebook po kërkojnë të japin kontributin e vet. Përpara kthimit ne zyrat e tyre SHBA-së të gjithë punonjësit e koncerneve të internetit duhet të vaksinohen ndaj koronavirusit. Këtë e njoftuan të dyja sipërmarrjet pavarësisht njera-tjetrës, të cilat e kanë zgjatur sakaq ofertën për punë nga shtëpia për shkak të përhapjes së variantit Delta. “Kushdo që vjen në zyrat tona, duhet të jetë i vaksinuar", deklaroi shefi i Google Sundar Pichai.