Silvio Gonzato, ambasadori i BE -së në Tiranë, ishte prezent në aktivitetin në kuadër të 5-vjetorit të krijimit të SPAK. Ai e konsideroi SPAK si sinonimin e suksesit në Shqipëri, ndërsa thekoi se puna e Prokurorisë së Posaçme është shumë e rëndësishme për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.