Top Channel/ Gonzato i prerë: Vazhdoni reformat, dialog politik për të përmbushur kriteret
12/05/2026 20:01

Kuvendi luan një rol kyç në procesin e integrimit dhe Bashkimi Europian angazhohet me një projekt të ri për të forcuar kapacitetet e institucionit në zbatimin e reformave. Në çeljen e projektit “EU for Democracy”, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, theksoi nevojën për reformat e kërkuara nga unioni. “Për të përmbushur objektivin ambicioz, pra mbylljen e negociatave deri në fund të 2027, Shqipëria duhet patjetër që të ruajë këtë ritëm reformash. Reformat që kanë të bëjnë me BE duhet të jenë të përgatitura mirë, të konsultuara plotësisht dhe të vihen në zbatim, pasi ndikojnë në çdo sektor të shoqërisë dhe në jetën e çdo qytetari. Këto reforma do të bëjnë të mundur që fondet publike të përdoren në mënyrë efiçente”, tha Gonzato. Teksa Shqipëria ndodhet vetëm një hap larg integrimit, ambasadori Gonzato iu drejtua me një mesazh të gjithë politikës. “Të gjithë duhet të jenë të përfshirë në avancimin e Shqipërisë në BE. Këto reforma kërkojnë këmbëngulje të madhe politike. Projekti dëshiron të ofrojë mundësinë e vet për të fuqizuar kapacitet e Kuvendit për të ndjekur nga afër të gjitha reformat, për të nxitur dialogun ndërpartiak, që është shumë i rëndësishëm, pasi legjislacionet nuk funksionojnë vetëm me anën e mazhorancës në votim”, u shpreh ambasadori i BE. Një thirrje për bashkimin e të gjithë politikës në procesin e integrimit të vendit u bë dhe nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. E pranishme në aktivitet, opozita ju përgjigj thirrjes së Peleshit me një kritikë për mazhorancën. Projekti “EU for Democracy” është një partneritet mes Kuvendit, Bashkimit Europian dhe International IDEAL, që synon të mbështesë modernizimin e shërbimeve parlamentare, rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, median dhe shoqërinë civile.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27