Top Channel/ Gonzato i përgjigjet Berishës: më bezdisi deklarata e tij
12/11/2025 23:26

Ambasdaori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, në një intervistë në “Top Story” me Grida Dumën, u ndal në disa nga çështjet më të ndjeshme të javëve të fundit. Ai iu përgjigj edhe deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për jetën e tij private, ndërsa saktësoi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit nuk varet vetëm nga miratimi i leigjeve, por nga zbatimi i tyre.. “Deklaratat që janë bërë për jetën time private do t’i përkufizoja thjesht si të pakëndshme. Nuk më prekin, por nuk mund të pranoja idenë se zgjedhjet e mia personale ndikojnë në mënyrën se si bëj punën time si ambasador. Jam krenar për integritetin tim. Isha vërtet i lumtur që shefja ime, Komisionerja Kos, ndërhyri dhe tha se kishte besim të plotë tek unë dhe kjo është e gjitha që më duhej. Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të thotë nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar. Dhe nuk e di nëse e keni lexuar, por ky ligj nuk paraqet të drejta të reja. Nuk paraqet një gjini të tretë” Në lidhje me procesin e integrimit, ambasadori theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por paralajmëroi se tani nis faza më e vështirë: zbatimi real i reformave. “Pesë grup-kapituj janë hapur dhe i gjashti pritet të hapet javën e ardhshme. Kjo është pozitive dhe tregon se shtetet anëtare janë të hapura ndaj ambicies së Shqipërisë. Por tani është koha e zbatimit, zbatimit dhe vetëm zbatimit.” Ai përmendi vitin 2030 si afat të mundshëm për anëtarësimin. Ambasadori Gonzato dha një mesazh të prerë për ndryshimet që mund të prekin pavarësinë e drejtësisë, duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje në strukturën e saj do të cenonte procesin e integrimit. “Raporti theksoi nevojën për një drejtësi të zakonshme më të mirë dhe më efikase, sepse ndiej dhe më intereson fakti që qytetarët e zakonshëm nuk i shohin vërtet avantazhet, apo përfitimet e reformës. Në fakt, ata ndoshta kanë parë një përkeqësim të vogël të standardeve, për shkak të vendeve të lira, sepse pati edhe një reformë të të gjithë strukturës së gjykatës. Por tranzicionet janë gjithmonë të vështira dhe gjithmonë kanë një kosto. Megjithatë, mund të shikohen mënyrat se si funksionojnë disa aspekte të reformës, por themelet nuk mund të preken. Pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe legjislativi është vija e kuqe.” Ai nënvizoi se institucionet e reja të drejtësisë kanë fituar pavarësi dhe tani duhet të tregojnë përgjegjësi që nis nga zgjedhja e kryetarëve të tyre, që sipas tij ende nuk është kryer. Lidhur me hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, ambasadori deklaroi se nuk komenton çështjet nën hetim. “Ne kemi një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sepse një nga parimet që rregullon gjyqësorin është prezumimi i pafajësisë. Pra, nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore” Ambasadori përsëriti se Bashkimi Evropian do të mbështesë çdo qeveri që ka si synim integrimin, por theksoi se rruga drejt Brukselit nuk varet nga politika, por nga rezultatet konkrete dhe respektimi i parimeve themelore të demokracisë .

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB