Top Channel/ Gogu: Mos e digjni jorganin e shqiptarëve për pleshtat e korrupsionit madhor
04/07/2024 19:35

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Toni Gogu ka folur për debatin që opozita tentoi të krijonte sot në Kuvend lidhur me një ish-këshilltar të kryeministrit Rama. “Sot ka qenë një seancë e denjë për t’u cilësuar si një nga spektaklet më të mëdhaja të hipokrizisë sepse këtu po përplasen dy kultura. Ne që duam të vëmë ligjin si arkitraun e çdo familje dhe është kultura tjetër që e urren ligjin me gjithë shpirt” tha Gogu. Duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, në masë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme, Gogu përsëriti thirrjen për opozitën që të marrë pjesë te komisioni i posaçëm parlamentar. “Nuk ç’rrënjoset korrupsioni duke folur ju për korrupsionin, por ejani te komisioni i posaçëm të punojmë së bashku. Ju tani vëni në krye të qoshes pacientin zero të korrupsionit dhe vini bërtisni këtu duke fyer kryetaren e Kuvendit. Pra, bëni siç them unë, por mos bëni si bëj unë se e keni bablokun e korrupsionit në krye të qoshes”, tha Gogu. Lidhur me grupin e dialogut për reformën zgjedhore, Gogu kërkoi nga opozita të mos e humbasin mundësinë e këtij mekanizmi. “Mos e digjni jorganin e shqiptarëve për ato pleshtat e korrupsionit madhor. Ejani t’ju japim qytetarëve dhe partnerëve atë që ka nevojë sistemi, jo atë çfarë mendon pacienti zero për të dalë nga karantina e korrupsionit madhor”, deklaroi nënktyetari i Grupit Parlamentar të PS. Në vijim të fjalës së tij gjatë një replike me deputeten Jorida Tabaku, Gogu tha se Sali Berisha nuk mund të cilësohet as si Gandhi as si Khodorkovsky, por ai mbetet pacienti zero i korrupsionit. “Të flisni sikur aty është Gandhi shqiptar sikur është Khodorkovsky kjo është hipokrizi. Aty është mamuthi i korrupsionit madhor”, tha Gogu.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15