Top Channel/ Goditje për Biden! Gjykata e Lartë kufizon objektivat e tij për uljen e emetimeve CO2
30/06/2022 19:49

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ka humbur një pjesë të fuqisë së saj për të reduktuar emetimet e gazeve serrë. Vendimi historik i Gjykatës së Lartë të SHBA-së përfaqëson një pengesë të madhe për planet e presidentit Joe Biden për klimën. Aktivistët mjedisorë kanë reaguar menjeherë duke e quajtur vendimin "tejkalim gjyqësor". Çështja kundër EPA u ngrit nga Virxhinia Perëndimore në emër të 18 shteteve të tjera kryesisht të udhëhequra nga republikanët dhe disa prej kompanive më të mëdha të qymyrit në vend. Ata ngritën diskutimin nëse agjencia ka fuqinë për të rregulluar emetimet për sektorët e energjisë në mbarë shtetin ose thjesht për termocentralet individuale. Këto 19 shtete ishin të shqetësuar se sektorët e tyre të energjisë do të detyroheshin të largoheshin nga përdorimi i qymyrit, me një kosto të rëndë ekonomike. Në një vendim 6-3, gjykata qëndroi në anën e shteteve konservatore dhe kompanive të karburanteve fosile. Megjithatë Gjykata nuk e ka penguar plotësisht EPA-n që të bëjë këto rregullore në të ardhmen - por thotë se Kongresi duhet të shprehet qartë se e autorizon këtë fuqi. Dhe Kongresi ka refuzuar më parë programet e propozuara të EPA për kufizimin e karbonit. Vendimi është një humbje e rëndësishme për presidentin Biden që hyri në detyrë me një zotim për të rritur përpjekjet e SHBA-së për mjedisin dhe klimën. Në ditën e tij të parë në detyrë, ai rifuti vendin në Marrëveshjen e Parisit, marrëveshjen e parë universale ligjërisht të detyrueshme për objektivat e ndryshimeve klimatike. PAmjet: AFP

Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18