Autoritetet gjermane pohuan se plagosja e rëndë me thikë e një mësueseje në Essen nga një 17 vjecar kosovar, ndodhi për motive fetare. Informacionet e mbledhura nga hetuesit tregojnë se adoleshentei kishte pasur më parë probleme dhe kishte rënë në sy tek organet e policisë për kërcënime, shkelje të ligjit për armët, dëmtime të rrezikshme trupore.