Disa qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë këtë mëngjes, në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor. Një grup protestuesish po marshonin nga Zogu i Zi me flamuj në duar dhe thirrje, kur u ndaluan nga efektivët e policisë. Disa prej tyre janë shoqëruar, madje, në një video të publikuar më poshtë shihet teksa efektivi ushtron dhunë ndaj qytetarit.