SPAK ka përfunduar hetimet për një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim pesë persona, mes tyre drejtuesin e grupit, Luc Melaj, i cili akuzohet për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim dokumentesh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “Mbajtje pa leje të municioneve luftarake”.