Shpërndarësit e drogës në kryeqytet janë vënë sërish në shënjestër të policisë. Pas një hetimi disa mujor të shtrirë në të gjithë kryeqytetin, në lagje, locale dhe ambiente që frekuentohen nga të rinjtë policia identiofikoi rreth 30 persona të implikuar në shpërndarjen e kanabisit dhe kokainës duke kërkuar urdhërarreste për ta.