Top Channel/ Goditet rrjeti i armëve, pesë të arrestuar, kapen kallashnikovë dhe pistoleta
10/06/2026 19:53

7 armë zjarr mes tyre 4 pistoleta dhe 3 kallashnikovë u sekuestruan nga policia e tiranës ndërkohë që në pranga ranë 4 persona dhe 2tjetër u shpall në kërkim. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u vunë në pranga Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç, Fabian Zako, 29 vjeç dhe Kristaq Biba, 32 vjeç. Ndërkohë, Kevin Vila, 21 vjeç dhe Bledar Avdillari, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe siguronin armë zjarri, lëndë plasëse e municion luftarak, të cilat më pas i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Hetuesit kanë dokumentuar edhe çmimet që anëtarët e këtij rrjeti aplikonin në tregun e zi për shitjen e armatimit. Pistoletat shiteshin prej tyre me çmime që shkonin deri në 1500 euro, ndërsa armët automatike të llojit kallashnikov kapnin vlerën deri në 2500 euro, në varësi të porosive. Ky operacion është vazhdim i një serie goditjesh të mëparshme ndaj të njëjtit rrjet. Gjatë gjithë periudhës hetimore janë arrestuar në total 9 persona, ndërsa policia ka sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpe lëndë plasëse, sasi të konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të grupit.

Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20
Top News – Të ndarë te Vlora… Por PS dhe PD i bashkon misioni paqeruajtës në Gaza
24/09 15:15
Top News- Ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja/ 4 të dënuar për vepra të ndryshme në pranga
24/09 15:11
Top Channel/ Protestë për Vlora Hysenin. Protestuesit përplasen me policinë jashtë Kuvendit
24/09 15:10
Top Channel/ Hyseni përplaset me gazetaren. AGSH dënon deklaratën ndaj Klodiana Lalës
24/09 15:05
Top News – Formon Kubin e Rubikut në 4 sekonda / Gjashtë vjeçarja kineze thyen çdo rekord botëror
24/09 15:04