Top Channel/ Goditet projekti i Trump. Gjykata ndalon punimet për sallën e re të ballove
07/08/2026 22:37

Gjykata federale e apelit në Uashington i ka dhënë një goditje planeve të administratës Trump, duke urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve mbi sipërfaqe për ndërtimin e sallës gjigante të ballove prej 400 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi i marrë të premten me një shumicë votash 2-1 nga trupi gjykues prej tre anëtarësh, mban në fuqi masën paraprake të ndalimit të fituar nga Fondi Kombëtar për Ruajtjen Historike. Organizata ngriti padi pasi administrata shembi Krahun Lindor historik vitin e kaluar për të nisur projektin. "Kongresi nuk i ka dhënë degës ekzekutive autoritet të pakufizuar për të ridizenjuar, riformësuar dhe rindërtuar në mënyrë drastike Shtëpinë e Bardhë, Shtëpinë e Popullit, për t’iu përshtatur dëshirave të një presidenti të caktuar," deklaroi trupi gjykues. "Çdo president është një banor i përkohshëm, jo pronari i Shtëpisë së Bardhë dhe i Rezidencës Ekzekutive të saj, thuhet më tej, teksa Gjykata nënvizon se pronat e tilla janë projektuar dhe mirëmbahen për përdorimin e të gjithë presidentëve, të tanishëm dhe të ardhshëm, si dhe për mbarë popullin amerikan. Administrata Trump i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit pasi një gjykatës federal më herët kishte bllokuar dy herë ndërtimin e sallës mbi tokë, duke lejuar vetëm vazhdimin e punimeve nëntokësore për arsye sigurie. Presidenti Donald Trump ka mbrojtur me ngulm projektin e sallës së re 90,000 metra katrorë, duke thënë se ajo është e nevojshme për të akomoduar njerëzit në darka shtetërore dhe festa madhështore. Megjithatë, pas një tentative për atentat gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në muajin prill, Trump ka argumentuar se kjo hapësirë e re është "jetike për sigurinë kombëtare". Nga ana tjetër, gjykata specifikoi se vendimi i saj nuk lidhet me dobinë ose dëshirueshmërinë e sallës, por thjesht me ligjshmërinë e procedurës. Sipas urdhrit, administrata nuk mund të veprojë me proces të përshpejtuar pa marrë më parë autorizimin dhe financimin direkt nga Kongresi, ashtu siç e kërkon Kushtetuta. Gjykata e Apelit ka pezulluar zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi për 14 ditë. Kjo dritare kohore i jep mundësi administratës Trump që ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, duke hapur rrugën për një përballje të madhe kushtetuese.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55