Top Channel/Goditet makina e kryetares së GJKKO. Në automjetin e Gardës ndodhej djali i Irena Gjokës
22/12/2023 23:43

Mbrëmjen e kësaj të premteje makina eskortë e Gardës së Republikës që po shoqëronte familjen e kryetares së Gjykatës së Posacme Antikorrupsion, Irena Gjokës është përfshirë në një aksident. Top Channel mëson se makina ku udhëtonte djali i krygjyqtares që po ruhet me masa shtese që kur ka dhënë vendimin e parë detyrim paraqitje për Slai Beirshën dhe ndalim të udhëtimit jashtë shtetit, u përplas nga një mjet tjetër i drejtuar nga një polic. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Personi që shkaktoi aksidentin i prezantuar si polic ka thënë se rrëshkiti në rrugë pasi po binte shi, por menjëherë pas ngjarjes policia dhe garda u ngritën në këmbë. Verifikime urgjente po kryhen edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Në pyetje për aksidentin do merren edhe punonjësit e Gardës që shoqëronin familjen e Irena Gjokës, Paraprakisht ata kanë deklaruar se shoferi që shkaktoi aksidentin, i prezantuar si polic nga Elbasani po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Ndonëse punonjësit e gardës i kanë bërë shenjë të mos futen në grupin e eskortës- shpjegon njëri prej tyre, por ishte e pamundur. Këto manovra, tha punonjësi i gardës janë kryer pak caste para ser të ndodhte aksidenti. Nga hetimet paraprake, vendi i ngjarjes krijon bindje të plote qe është aksident automobilistik, por për shkak se kryegjyqtarja po ruhet familjarisht prej gardës së republikës do kryhen hetime shterruese Garda e Republikës shtoi truprojat për ruajtjen e gjyqtares Irena Gjoka pas sulmeve verbale të njëpasnjëshme të Sali Berishës ndaj saj për vendimin e datës 20 tetor kur firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin të akuzuar për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02