Në Vlorë u godit mbrëmë një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vepronte edhe në qytetin e Fierit. Aksioni policor u përqendrua në fshatin Vranisht, ndërsa në pamjet e publikuar nga policia tregohet momenti kur blutë rrethojnë lokalin ku ndodheshin 6 anëtarë të grupit, të cilët janë arrestuar në flagrancë.