Top Channel/ Goditen skafet dhe gomonet, “blindohet” bregdeti, bllokohen 32 mjete lundruese
04/08/2026 19:46

Policia Kufitare e Vlorës ka shtuar kontrollet në det gjatë sezonit turistik, me fokus sigurinë e lundrimit dhe parandalimin e aksidenteve. Përgjatë një patrullimi në Gjirin e Vlorës dhe në zonën e Shpellës së Haxhi Aliut, efektivët kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj mjeteve lundruese, kryesisht gomoneve dhe skafeve. Gjatë aksionit janë verifikuar dokumentacionet e mjeteve, ndërsa drejtuesit e tyre janë këshilluar të respektojnë rregullat e sigurisë, të pajisin mjetet me jelekë të shpëtimit për të gjithë pasagjerët dhe të mos lejojnë turistët të ulen mbi tubolarët e gomoneve gjatë lundrimit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Shpellën e Haxhi Aliut, një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët. Policia Kufitare ka kërkuar që asnjë mjet lundrues të mos qëndrojë me motor të ndezur pranë hyrjes së shpellës dhe të mos futet apo të zhytet në brendësi të saj, me qëllim garantimin e sigurisë së vizitorëve dhe mbrojtjen e zonës. Shefja e Stacionit të Policisë Kufitare për Triportin, Amarilda Shabani ( sinkron) bëri të ditur se kontrollet do të vijojnë çdo ditë gjatë gjithë sezonit veror, për të garantuar respektimin e rregullave dhe për të parandaluar ngjarjet në det. Sipas saj, vetëm gjatë muajit korrik janë vendosur 32 masa administrative dhe janë bllokuar 32 mjete lundruese për shkelje të ndryshme të legjislacionit detar. Në dy raste janë vendosur gjoba prej 500 mijë lekësh të rinj (5 milionë lekë të vjetra) secila, për shkelje të rënda. Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë rregullat e lundrimit dhe të tregojnë përgjegjësi maksimale, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe jetën e turistëve.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06