Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Mitrovicën e Veriut duke shkatërruar tre laboratorë droge. Ministri I Brendshëm I Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi detajet rreth operacionit duke u shprehur se njëra prej laboratorëve ishte në pronësi të një shtetasi serb, i cili kishte sulmuar policinë edhe gjatë vendosjes së barrikadave.