Një aksident me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari ka ndodhur këtë paradite në Lushnjë. Qemal Shala po drejtonte motoçikletën kur ka goditur një mjet bujqësor që lëvizte para tij, në një njëjtën korsi në Bishqethëm. Goditja ka qenë fatale për shoferin, ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë manovrim i gabuar i tij apo shkaqe të tjera që shkaktuan përplasjen.