Top Channel/ “Globemaster” u nis nga Riga; Kremlini: Nuk kemi informacion për fluturimin
25/08/2026 15:23

Një avion i madh transporti i ushtrisë amerikane u ul këtë të martë në Moskë, duke nxitur pikëpyetje rreth misionit të tij. Kremlini deklaroi se nuk ka informacion për avionin, ndërsa nuk dihet nëse ai transportonte pasagjerë apo ngarkesa. Avioni ushtarak amerikan Boeing C-17 Globemaster u ul në aeroportin Vnukovo të Moskës rreth orës 09:00, me orën lokale. Sipas të dhënave të shërbimit Flightradar24, avioni me numër regjistrimi amerikan 07-7181 kishte fluturuar drejtpërdrejt nga Riga e Letonisë. Reuters nuk mundi të verifikonte nëse në bord kishte pasagjerë apo ngarkesa, ndërsa Kremlini deklaroi se nuk dispononte informacion mbi këtë fluturim. Avioni kishte mbërritur në Riga më 23 gusht, pasi ishte nisur nga baza amerikane Camp Springs, pranë Uashingtonit. Fluturimi i fundit i drejtpërdrejtë drejt Rusisë i një avioni të regjistruar në Shtetet e Bashkuara ishte zhvilluar në janar. Në bord ndodheshin të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvilluan bisedime me presidentin Vladimir Putin për luftën në Ukrainë. Kremlini njoftoi javën e kaluar se ende nuk kishte informacion për një vizitë tjetër të tyre në Moskë, ndërsa bisedimet amerikano-ruse për Ukrainën kanë ngecur në një masë të madhe.

Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47