Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ndërsa nuk dihet ende qëllimi i vizitës së tij në Strukturën Antikorrupsion. Duket se SPAK po trazon qetësinë dhe temperaturat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të cilët ditët e fundit po thërriten për t’u pyetur.