Top Channel/ “Gjyshja fluturuese” pret të gjithë topat në portën e skuadrës së Guatemalës
24/08/2022 23:19

57-vjeçarja Alma Salazar shihet duke bërë nxehjen për një tjetër ndeshje si portiere futbolli në fushën e El Texhar, një qytezë në perëndim të Guatemalas. E njohur ndryshe si "gjyshja fluturuese", ajo vijon të luajë futboll dhe të shtojë trofetë si profesioniste teksa vendasit e thërrasin me dashamirësi "portierja e pamposhtur". E përqendruar te loja, Alma lëshohet duke pritur topat që lojtarët duan të cojnë në rrjetë. Ajo thotë se mosha nuk është një pengesë teksa me shkathtësi mbron portën, kësaj radhe me skuadrën lokale të KrioK, në ndeshjen me porta të vogla. "Më pëlqen më shumë kur nis topat për sulmin, përpiqem të tregoj më të mirën në çdo ndeshje”, thotë Alma, duke shtuar se është admiruese e portierit spanjoll Iker Casillas dhe italianit Gianluigi Buffon. Ajo thotë se "pasioni" për sportin i lindi kur ishte 19 vjeçe dhe nisi të stërvitej me skuadrat e djemve. Cilësitë e saj e bënë më pas të thirrej nga kombëtarja e femrave të futbollit, ndërsa në kampionatin vendas më së fundmi ka luajtur me Panajashel. "Megjithë moshën e saj Alma ka aftësi të hidhet dhe të mbulojë shumë mirë portën," thotë spektatori vendas Leopoldo Sinik, e cili ndoqi ndeshjen e femrave të K'rioK kundër skuadrës Neë Force. Alma tregon se ka gjetur ‘strehë’ te futbolli pas tragjedive në jetën e saj siç ishte vdekja e dy fëmijëve, teksa në pjesën tjetër të kohës shet lodra në tregun e qytezës.

Top News – Qëndroni vigjilentë! Tërmet tjetër / Toka dridhet me magnitudë 5.9 në Japoni
23/08 15:09
Top News – Mobilizon 300 mijë trupa të reja në shtator / Putin do të marrë Donetskun
23/08 15:08
Top Channel/ Hakerat iranianë sulm Anglisë/ Bllokuan për 4 ditë stacionin e prodhimit të energjisë
23/08 14:54
Top News – Zelenski të përgjigjet për korrupsionin! Ministri i shkarkuar i mbrojtjes, flet për BBC
23/08 13:48
Top News – ‘Luftë’ për gjuetinë e rosave / Franca dhe Belgjika përplasen, protestë e banorëve
23/08 13:27
Top News – Çajnë akujt në Arktik / Anijet e transportit detar kërkojnë alternativa
23/08 13:26
Top News – Supermeni lufton flakët në Indonezi / Adoleshenti me kostum i bashkohet zjarrfikësve
23/08 13:26
Top News – Roboti kinez thyen rekordin e Usain Bolt / Nisin ‘lojërat botërore të humanoidëve’
23/08 13:20
Top News – Samp/T dhe Scalp në Ukrainë / ‘Po shohim tmerr’, Macron premton dërgimin me urgjencë
23/08 11:47
Top News – ‘Goditja më e rëndë në histori…’ / Irani kërcënon fqinjët: Mos u bëni palë me SHBA-në
23/08 11:46
Top News – Paqja sigurohet mes forcës / Tajvani: Nuk sakrifikojmë asnjë centimetër territor
23/08 11:30
Top News – SHBA dhe Kanadaja në luftë / ‘Dollar për dollar’, Carney: Trump po na sulmon!
23/08 11:23
Top Channel/ Irani kërcënon vendet e rajonit pas deklaratës së Trump për “luftë ekonomike”
23/08 10:07
Top Channel/Ditëlindja e Madonna-s përplas politikën greke: “Nuk jemi plantacion pambuku”
22/08 23:13
Top Channel/ Gjykata kundër Trump për vizat. Rrëzohet pezullimi për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
22/08 22:28
Top News- Ëndrra amerikane vazhdon… lajm i mirë për shqiptarët për vizat e emigracionit në SHBA
22/08 22:21
Top Channel/ Putin sfidon Zelenskyn: Operacioni 40-ditor i Ukrainës dështoi
22/08 21:56
Top Channel/ I dërguari i SHBA në Kiev. Gjermania i premton 60 mln euro Ukrainës
22/08 21:55
Top Channel/ Dalin emrat e bosëve të drogës në MB, ideja gjeniale:Pastrojmë ADN nga shtëpitë e barit
22/08 15:17
Top News – Pengesë për marrjen e avionëve F35. Turqia mund të shkatërrojë sistemet ruse të mbrojtjes
22/08 13:36