Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e dhëna më herët për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie. Gazetarja Anila Hoxha mëson se dhe për dy avokatët e tjerë të arrestuar bashkë me gjyqtaren një muaj më parë, Ilir Pashaj dhe Taulant Ramollari janë lënë në masën “arrest me burg”.