Top Channel/ “Gjyqtari serb u caktua sipas ligjit”, Kushtetuesja i përgjigjet Osmanit dhe Kurtit
06/08/2025 19:43

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj në këtë gjykatë, siç tha ajo, pasi gjyqtar raportues është caktuar Radomir Llaban. Sipas Kushtetueses, ndarja e lëndëve bëhet në bazë të rregullave procedurale dhe se vendimet merren në përbërje të plotë të kolegjit. Gjykata shton se është e drejtë e palëve të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara. Sa i përket gjyqtarit Llaban, për të cilin Osmani tha se ka tre raporte të institucioneve të sigurisë që tregojnë se i njëjti cënon rendin kushtetues dhe sigurinë nacionale të Kosovës, Gjykata Kushtetuese sqaron se ai iu është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore. "Sa u përket çështjeve të ngritura përkitazi me Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës", sqarohet nga Kushtetuesja. Po ashtu, potencohet se në përputhje me përgjegjësitë dhe mandatin e saj, kjo gjykatë "i trajton të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës". Në anën tjetër, edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka vlerësuar se caktimi i Radomir Llabanit si gjyqtar raportues paraqet rrezik për rendin kushtetues. DEK Albin Kurti - Kryeministër në detyrë "As presidenti i atëhershëm në vitin 2018 e as kryetarja e atëhershme e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2018 nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndalin një proces të tillë, sepse është absurde është që dikush që është i papërshtatshëm, me rrezik për rendin tonë kushtetues, që të gjykojë mbi një çështje kushtetuese" Të martën, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi për tërheqjen e lëndës në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkohej të sqaroheshin pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit. Pavarësisht kësaj, Gjykata Kushtetuese bazuar në ligj dhe rregulloren e punës mund të shqyrtojë e të nxjerrë vendim për kërkesën edhe pas tërheqjes së saj, por vetëm nëse e vlerëson se ka rëndësi të lartë.

Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33