Top Channel/ “Gjyqtarët që ‘shpëtuan’ Mediun”/ Në vitin 2009 pushuan akuzat për Gërdecin sepse…
07/05/2021 15:15

Saga e gjyqeve të tragjedisë së Gërdecit përfundoi me dënimin e disa personave të cilët tani që të gjithë janë në liri. Për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec prokuroria e përgjithshme kishte përfshirë në padinë e saj edhe ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Hetimi ndaj tij u realizua pasi Kuvendi në vitin 2008 dha lejen që Mediu si deputet të hetohej. Por pas zgjedhjeve të vitit 2009, u gjet një procedurë për ta shpëtuar Fatmir Mediun nga përgjegjësia. Po çfarë ndodhi që ish ministri i mbrojtjes që duhej të kujdesej edhe për municionet që mos shpërthenin, i shpëtoi gjyqit? Gjithçka ndodhi në një skemë ku duket se u bënë bashkë të gjithë, politika, prokuroria, dhe gjykata për të mos e çuar përgjegjësinë në nivelet më të larta. Në shtator të vitit 2009, pak muaj pasi Mediu ishte rizgjedhur deputet, në gjykatën e lartë zhvillohet një gjyq. Kërkuese ishte prokuroria që kishte ngritur akuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Mediu. Por para kolegjit të gjykatës së lartë, avokatët e ish ministrit kërkuan që të ndalohej çdo process për shkak se Mediu kishte rikonfirmuar imunitetin e tij si deputet. Këtë argument e mbështetën tre nga pesë gjyqtarët e gjykatës së lartë. Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea vendosën që të ndalohej gjyqi sepse Mediu kishte imunitet, ndërsa dy gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako ishin kundër dhe kërkuan që të vijonte gjyqi.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23