Top Channel/ Gjyqtarët e shkarkuar nën hetim, SPAK po kontrollon pasuritë
15/05/2021 19:35

Përveç Bashkim Dedjes, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, për të cilët është vendosur sekuestrim i pasurive të tyre, nën procedurë hetimore janë edhe shtatë ish gjyqtarë të tjerë kushtetues dhe të Gjykatës së Lartë. Burime për Top Channel pranë SPAK tregojnë se në vijim të hetimeve secrete është caktuar një ekspert kontabël që po llogarit edhe një herë pasuritë e të dyshuarve për veprimtare të paligjshme si dhe gjetjet e komisionit të pavarur të kualifikimit dhe menjëherë sapo ekspertiza të përfundojë, SPAK do ti drejtohet me kërkesë gjykatës antikorrupsion. Pesë nga këta gjyqtarë i përkasin Gjykatës së Lartë prej të cilës u larguan nëpërmjet verdikteve të vettingut. Në krye të listës qëndron Artan Zeneli ish gjyqtarë i lartë i shkarkuar nga detyra në 2018 për problem me pasuritë të cilat ai nuk i justifikoi dot para KPK, por për të cilat ja hodhi fajin harresës njerëzore. Apartamentet e shumta, toka e privatizuar dhe shitja e një trualli në Velipojë po kontrollohen nga SPAK, ndërsa SPAK bën me dije se ka administruar edhe deklaratat e Artan Zenelit pranë ILDKPI. Ndaj Artan Zenelit, KPK zbuloi se ai gjithashtu nuk kishte deklaruar revokimin e vizës amerikane. Të tjerë ish gjyqtarë që po ju dyshohen pasuritë, si edhe Artan Zeneli, si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm janë Guxim Zenelaj, Edmond Islamaj, Tom Ndreca, Gani Dizdari dhe Admir Thanza bënë me dije burimet e SPAK. Më herët SPAK urdhëroi sekuestrim të pasurive të tre ish gjyqtarëve të rëndësishëm, një kërkesë e cila u pranua pa asnjë diskutim nga Gjykata.

Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13