Seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike vijon prej rreth pesë orësh në Gjykatën e Apelit. Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso kërkoi që gjykata të mos e pranojë padinë sepse sipas tij ankimimi është nga një palë që nuk është pjesë e procesit. Nga ana tjetër, dy avokatët e Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi thanë se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.