Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë të akuzuarit e lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Seanca e sotme zgjati rreth 60 minuta, por gjykata nuk arriti dot në një vendimmarrje për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor të një prej të pandehurve.