Gjykata Antikorrupsion la në fuqi vendimet e shpallura në mungesë ndaj tetë zyrtarëve të vënë nën hetim për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në atë që njihet si dosja e sterilizimit. Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj kërkoi zbutje të masës nga arrest me burg në një më të lehtë duke ofruar garanci pasurore, por gjyqtarja Etleva Deda refuzoi.