Mbas emërimit të Joni Ketës si drejtor I Byrosë Kombëtare të Hetimit reaguan edhe ndërkombëtarët që përgëzuan zgjedhjen e tij. Por njëri nga konkurrentët nuk është dakord dhe ka hapur luftë me të gjithë Zyrtari I policisë Gentian Ndoj, ka paditur Këshillin e Lartë të prokurorisë që votoi unanimisht Joni Ketën si drejtorin e FBI shqiptare. Ky vendim I qeverisë së prokurorisë sipas pretendentit duhet të shfuqizohet dhe për pasojë sipas kërkuesit këshili duhet të urdhërohet nga gjykata administrative e apelit që të emërojë Gentian Ndojin. Por KLP insistoi në procesin e mbajtur gjatë ditës se padia është e pabazuar, mbasi votimi I drejtorit të BKH është kompetencë e anëtarëve dhe nuk mund të goditet gjyqësisht