Këtë të hënë ishte parashikuar që të mbahej seanca e parë në themel në Gjykatën Anti Korrupsion për 20 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit dhe shtatë subjekteve. Por, seanca u shty për shkak të mosnjoftimit të disa prej avokatëve, por edhe të pandehurve. Në sallën gjyqësore nuk ishte i pranishëm ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, por ata përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.