Top Channel/ Gjyqi për armët e Martinaj. Gjykata e Lartë: Dosja mbetet në gjykatën e Tiranës
30/05/2026 12:07
Gjykata e Lartë vendosi që dosja penale ndaj Ervis Martinajt, e lidhur me armë, uniforma policie dhe sende të tjera të sekuestruara në hotelin “Zeus Garden”, të mos kalojë në SPAK, por të gjykohet nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.