Top Channel/ Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, gjykata rrëzon kërkesën e mbrojtjes për riekspertim
09/01/2023 18:37

Pas një odiseje shtyrjesh të njëpasnjëshme, Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar sot një seancë maratonë prej 4 orë e 30 minuta në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Mirash Martini, avokati i Arbër Paplekajt kërkoi riekspertimin e vendit të ngjarjes pasi sipas tij nuk përputhet distanca e përcaktuar mes qitësit dhe viktimës. Sipas ekspertizës së prokurorisë kjo distancë është 14 metra ndërsa mbrojtja pretendon se edhe pamjet filmike vërtetojnë të kundërtën. Kujtojmë se riekspertimi i vendit të ngjarjes u ribë nga Prokuroria e Elbasanit në Qershor të vitit 2021. Ndërkohë gjykata pranoi të gjitha provat e prokurorisë, përfshirë aktin e ekspertimit, ç’ka do të thotë se kërkesa e mbrojtjes nuk u mor parasysh. Në seancën e kësaj të hëne dhanë dëshmitë e tyre dy ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit dhe 6 efektivë të repartit shqiponja, të gjithë nën hetim për shpërdorim detyre në të njëjtën ngjarje. Nga ana tjetër gjykata ka pranuar të thirren edhe dëshmitarët e kërkuar nga palët. Plot 59 dëshmitarë pritet të pyeten për ngjarjen e 21 Prillit 21 në Elbasan ku u vra mjeku, njëkohësisht aktivisti i PS Pjerin Xhuvani. Për vrasjen e bujshme e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare u vetë-dorëzua Arbër Paplekaj, truprojë i drejtuesit politik të PD në Elbasan në atë kohë Gazmend Bardhi.

Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48