Në procesin më voluminoz të zhvilluar ndonjëherë në Itali ndaj mafies u shpallën dënimet për 200 anëtarë të “Ndrangheta”-s që nisnin nga disa muaj në 30 vite burg, në total më shumë se 2000 vite burg. Salla e gjyqit e sigurisë së lartë u konstruktua në një magazinë mallrash në qytetin Lamezia Terme në rajonin jugor të Kalabrisë. Në këtë sallë të sogurisë së lartë u shqyrtuan aferat e 'Ndrangheta-s që prej janarit të vitit 2021.