Pas dy vjet e gjysmë në paraburgim, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë të hënë dolën para trupit gjykues në seancën fillestare të gjykimit të tyre. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi secilin prej tyre.