Përfundon seanca për Ruben Saraivën, i dyshuar si ekzekutor i Ardian Nikulajt prillin e vitit të kaluar. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se mbrojtja e Saraivës ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë me argumentin se çështja është ende nën hetim dhe se sot është njohur me fashikullin hetimor.