Mikail Zorin, shtetasi rus, i cili së bashku me dy të tjerë kaluan perimetrin e Uzinës së Armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022, ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit. Zorin ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë teksa afatet e paraburgimit kanë kaluar. Seanca u shty pasi prokurori kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Mikail Zorin po gjykohet për veprën penale “Marrje e informacione që përbejnë sekret shtetëror.”