Top Channel/ Gjyqi i mashtrimit kundrejt ish-presidentit të SHBA-së, Trump: Gjueti shtrigash!
02/10/2023 18:59

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump u shfaq sërish në dyert e gjykatës për për t'u përballur me akuzat për mashtrim civil, nën synimin për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Gjyqi i mashtrimit, një nga disa betejat ligjore kundër 77-vjeçarit, mund të ndalojë potencialisht ish-presidentin të bëjë biznes në shtetin e New York-ut. Kjo situatë konsiderohet si kërcënim për perandorinë e biznesit të Trump. Edhe këtë herë ish-lideri amerikan nuk kurseu ironitë për rivalët, të cilët i akuzon për të gjithë organizimin e shkeljeve të pretenduara, nën arsyetimin se kërkojnë të pengojnë kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme, në të cilat ai kërkon të marrë sërish drejtimin e vendit. Donald Trump në deklaratën për mediat tha se gjyqi i tij për mashtrim është një "gjueti shtrigash", njëkohësisht e quajti prokurorin e përgjithshëm të shtetit që e ngriti çështjen "të korruptuar". Ndër të tjera ia shtoi se ky gjyq mund të ishte bërë vite më parë por kanë gjetur momentin në mes të fushatës elektorale. Gjykatësi i Nju Jorkut, në akuzat e drejtuara Trump dhe dy djemve të tij, raporton se ata kryen mashtrime duke shtuar vlerën e pasurive të paluajtshme dhe aseteve financiare të Organizatës së tij për vite me radhë. Nga ana tjetër prokurorja e përgjithshme kërkon 250 milionë dollar, njëkohësisht heqjen e Trump dhe djemve të tij nga menaxhimi i perandorisë familjare të biznesit. Pamjet: AFP

Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50
Top News – Marina amerikane kundër skafeve iraniane / Shpërthen lufta në Hormuz, ‘brenda disa orësh’
13/04 14:43
Top Channel/ Papa “i kthen reston” Trumpit: “S`të kam frikë, mesazhi im mbetet për paqen”!
13/04 14:42
Top News – Tërmeti zgjedhor në Hungari, valë tronditëse në Evropë, shuplakë për Putin e Trump
13/04 13:54
Top News – Do vazhdoj të flas kundër luftës! Papa Leoni i përgjigjet Trumpit: Po abuzon me ungjillin
13/04 13:45
Top News – 45 vjeçari që rrëzoi Orbanin / Kush është Peter Magyar, njeriu që i dha fund një ere
13/04 13:45
Top News -‘Bum’ shitjesh të makinave elektrike / Rritet interesi në Evropë pas krizës së karburantit
13/04 13:37
Top Channel/ Njeriu që rrëzoi Orbanin: Kush është Peter Magyar, aleati që u kthye “në armik”!
13/04 12:07
Top News – Merz, lideri më i papëlqyer në botë/ Trump i dhjeti nga fundi, ‘krah për krah’ me Erdogan
13/04 12:02
Top Channel/ Starmer i thotë sërish “JO” Trump, Londra kundër bllokadës në Hormuz
13/04 11:59
Top News- Thirrje për shkarkimin e Trumpit / Ish shefi i CIA-s: Amendamenti i 25-të u shkrua për të’
13/04 11:59
Top Channel/ Trump sulmon Papën amerikan: “Shumë i dobët në politikën e jashtme”!
13/04 11:58
Top News – Nafta kthehet mbi 100 dollarë / Do rritet edhe më shumë, bisedimet e paqes dështuan
13/04 11:46
Top News – Trump mbyll portet iraniane / Asnjë anije nuk hyn dhe nuk del, bllokadë e plotë
13/04 11:36
Top Channel/ Humbja e Orban, BE “merr frymë lirisht”: “Hungaria zgjodhi Europën”!
13/04 11:36
Top News – ‘Trump, më keq se Hitleri e Musolini’ / Kritikon ashpër Papa Leonin: Është i tmerrshëm
13/04 11:28