Nuk ishte kostumi zyrtar që mbante veshur më i rëndësishëm sesa dokumentat që shfletonte ndër duar. Alqi Bllako u shfaq tejet i fokusuar tek shkresat duke lënë të kuptohej se ishte bërë gati për betejën e jetës , që në rastin e tij do të jetë një luftë penale. Dhe me gjithë praninë e avokatëve në sallë ku secili po përgatitet për ballafaqimin e provave,nisur nga formimi i tij si jurist ishte e qartë se ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit do ta kryejë vetë mbrotjen