Ka kërkuar pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij ish-ministri Lefter Koka, i cili doli sot në GJKKO në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes për çështjen e inceneratorit të Fierit. Lefter Koka kërkoi bashkë me avokatin pafajësi për të tre akuzat dhe heqje konfiskimi. Ai pretendoi se po akuzohet pa fakte penale dhe pa prova. Ish-ministri deklaroi se nuk njeh asnjë prej investitorëve dhe se kërkon drejtësi të pa ndikuar nga politika dhe opinioni, në të kundërt tha ai “do të jem viktima e radhës”.