Top Channel/ “Gjyq politik”, Beleri në gjyq për blerje votash! Gjykata vendos hapjen e gjyqit
14/09/2023 19:16

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim çështjen për Fredi Belerin, duke pranuar kërkesën e SPAK. Seanca paraprake u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme, ku kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë do të dërgohet në gjyq me provat për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Avokati i Fredi Belerit u shpreh për mediat se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka deklaruar se ai po mbahet në burg politikisht. “Po mbahet në burg politikisht. E deklaroi në sallë të gjyqit”, tha avokati për mediat. Ndërkohë Fredi Beleri ka depozituar në të dyja gjykatat edhe në Shkallën e Parë edhe ne Apelin e Korrupsionit kërkesën për të marrë zbutje të masës nga arrest me burg, në një masë më të butë, ku sipas tij ai duhet të shkojë në detyrë për të drejtuar Bashkinë e Himarës. Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese. Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16