Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë. Fusha ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerësimit. Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u dërgua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin Fusha, ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar, duke filluar një procedim penal ndaj tij.