Top Channel/ Gjykatësja e “Tik Tok”,Enkelejda Kapedani liroi Viktor Ymerin, dënuar për dy vrasje
31/05/2021 15:05

Kjo është kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkelejda Kapedani. Për shkak të këtyre videove të hedhura në Tik Tok ajo është nën verifikim nga inspektorati i lartë i drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim. Ndërkohë gjykatësja ka mohuar të ketë hedhur vetë këto video në rrjetet sociale. Por ndërkohë ky nuk është hetimi i parë për drejtuesen e gjykatës së Elbasanit. Që në dhjetor të vitit 2019, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar edhe Këshillit të Lartë të gjyqësorit verifikimin e një vendimi të dhënë nga gjykatësja e Elbasanit Enkelejda Kapedani. Ajo ka firmosur lirimin nga burgu të një personazhi të njohur të botës së krimit. Viktor Ymerit i cili ishte dënuar në vitin 1999 me burgim të përjetshëm për dy vrasje të ndodhura në Durrës. Gjykatësja e Elbasanit më 9 korrik të vitit 2019 i uli 360 ditë burgim Viktor Ymerit i cili më herët kishte përfituar uljen e dënimit nga burgim të përjetshëm, në 25 vite burgim. Një ditë më pas sërish gjykata e Elbasanit i ul një vit dënimi Ymerit dhe në 27 nëntor merr një tjetër vendim duke i falur edhe 5 muaj dënim. Dhe më 27 dhjetor të atij viti urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga burgu të tij. Po kush është personazhi që Enkelejda Kapedani nxitoi ta lironte nga burgu. Viktor Ymeri u arrestua dhe dënua për dy vrasje në 1999 emri i tij u përfshi në vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës. Është i afërt i Edison Harizajt, i vrarë në nëntor 2018 në Durrës. Disa muaj nga lirimi i tij, Viktor Ymeri u ndalua sërish nga policia për t’u pyetur për një ngjarje në Durrës me dyshimet se ishte hedhur serish ne veprim. Për dosjen e tij, po verifikon edhe këshilli i lartë i gjyqësorit por edhe inspektorati i drejtësisë.

Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57