Të hapura për t’u dhënë brenda 90 ditëve zgjidhje qytetarëve që padisin shtetin, gjykatat administrative tanimë janë kthyer në utopi. Të treja gjykatat administrative janë bllokuar nga stoku i gjykimeve dhe në këto kushte, Gjykata e Apelit Administrativ, Ministria e Drejtësisë së bashku me KLGJ, shikon si shpëtim nga backlog vetëm ndërhyrjet në ligj. Një projektligj i shpërndarë palëve propozon ndryshim të ligjit për gjykatat administrative, si një formulë që do të ulë numrin e çështjeve të prapambetura në këto tre gjykata.