Gjykata administrative urdhëroi zhbllokimin e pagave të gjykatës së Durrësit dhe të gjykatës së posacme në dy vendime të vecuara sipas dy padive të ndara nga njëra tjetra. Në verdiktin sigurim padie urdhërohet pezullimi I degës së thesarit me pasojë në listë pagesat e këtyre gjykatave ndërkohë që urdhërohet ministria e financave që të mos mbajë të pezulluar sistemin e listëpagesave të bazuar në vendimin e shkurtit të gjykatës kushtetuese dhe të këshillit të lartë gjyqësor.