Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Arvin Fregjajn, 18 vjeç, dhe Agron Mehmetin, 41 vjeç, babë e bir, të akuzuar në lidhje me plagosjen e Vildan Kepëcës, 32 vjeç, brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës, më 16 korrik.Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtarja Arta Llazani, me prokuror Ndriçim Halilaj dhe avokat mbrojtës Bruno Pepa, mori një tjetër rrjedhë pasi u rrëzua akuza e “vrasjes së mbetur në tentativë”.