Ka marrë fund kalavari i gjyqeve, teksa sot Sali Berisha është regjistruar sërish në Gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike. Përmes një shkrese zyrtare Gjykata vërteton se Berisha është kryetari zyrtar i Partisë Demokratike. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit ishte emri i Lulzim Bashës ai që përfaqësonte Partinë Demokratike, ndërsa Sali Berisha figuronte në logon e partisë së Ilir Metës. Tashmë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha futet nën logon e PD.