Top Channel/ Gjykata Speciale vulos vendimin për Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK më 16 shtator
01/07/2026 22:59

Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 16 shtator të këtij viti. Kjo është edhe një shtyrje tjetër pasi vendimi përfundimtar pritej të bëhej më 20 korrik. "Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00", njoftoi specialja. Sipas po të njëjtit njoftim, trupit gjykues i duhet kohë për shqyrtimin e të gjitha provave të paraqitura. "Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes", thuhet në njoftim. Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit u përmbyll me fjalën përfundimtare në shkurt të vitit 2026. Zyra e Prokurorit të Specializuar në fjalën përfundimtare të paraqitur para trupit gjykues kishte kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej tyre, ndërkohë që mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kishte kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të njëjtët ndodhen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39
Top Channel/ Vrau gruan dhe kunatin, Policia sekuestron armë në banesën e autorit në Kosovë
10/10 12:09
Top Channel/Kosovë, dy të vrarë e një i plagosur. Ngjarja e rëndë në Gjilan, vrau gruan dhe kunatin
09/10 20:04