Në një lëvizje të konsideruar një goditje të fortë e humbje të madhe për ish presidentin amerikan Donald Trump, Gjykata e Lartë i hapi rrugën dorëzimit të menjëhershëm të deklaratave tatimore të tij tek një komision i Kongresit, i drejtuar nga demokratët. Vendimi i saj erdhi pas një beteje ligjore që zgjati plot tre vjet.