Top Channel/ Gjykata rrëzon Trump, Fëmijët e emigrantëve do marrin pasaportë
30/06/2026 23:19

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi të martën kërkesën e presidentit Donald Trump për kufizim të shtetësisë nga lindja, duke e hedhur poshtë kështu një prej prioriteteve të administratës së tij për luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Gjykata e shpalli të pavlefshëm një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Trumpi përmes së cilit urdhëroheshin agjencitë amerikane që të mos njihnin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse asnjëri prej prindërve nuk ishte shtetas amerikan ose nuk kishte banim të përhershëm apo siç njihet ndryshe “green card”. Vendimi përbën një humbje për Trumpin, pasi kjo ishte një nga premtimet e fushatës së tij. Mandati i tij i dytë është karakterizuar kryesisht nga përpjekjet për të ashpërsuar masat kundër imigracionit, raportoi Associated Press. Vendimi i Gjykatës Supreme lë në fuqi interpretimin e deritanishëm se çdo person i lindur në territorin e Shteteve të Bashkuara fiton automatikisht shtetësinë amerikane, edhe nëse prindërit e tij nuk janë shtetas amerikanë. “Ky është një dëm i madh që po i bëhet Amerikës dhe shpresoj që Kongresi ta korrigjojë këtë gabim”, ishte reagimi i presidentit amerikan pas vendimit të Gjykatës. Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të martën gjithashtu se shtetet mund t’i ndalojnë studentët transgjinorë të garojnë në ekipet sportive të vajzave në shkolla. Ky është vendimi më i fundit në një seri humbjesh ligjore për personat transgjinorë në SHBA.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55